Ti ke hallin e tokës, apo hallin e burrit që të ka ikur? Ardit Gjebrea ‘gozhdon’ gruan (Video)

Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të “E Diela Shqiptare” ishte një çift nga një fshat i Durrësit, të cilët prej vitesh jetojnë të ndarë për shkak të emigracionit.Ardit Gjebrea: Një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë sot është emigracioni, i cili nuk na është ndarë përgjatë më shumë se 30 viteve demokraci. Por problemi është se si do të zgjidhet kjo pjesë me familjet shqiptare, kur bashkëshortja qëndron këtu dhe rrit fëmijët dhe burri është në emigracion?Nuk është vetëm mungesa e burrit që është parësore, por fëmijët duan vëllain, pastaj nëse bashkëshortja jeton me vjehrrin dhe vjehrrën, imagjinoni se ç’probleme të tjera mund të lindin. Për të evituar të gjithë këto probleme çfarë duhet bërë? Atë e di politika, unë i jap fjalën zonjës Eni.

Eni Çobani: Po Ardit, është një plagë që nuk e di edhe sa vite do të vazhdojë, për shkak të shumë kushteve. Askush nuk do të rrijë larg familjes, por janë kushtet ato që i detyrojnë. Dhe këtu kemi një rast tipik, një grua që ka qëndruar në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës duke rritur fëmijët. Por edhe një zotëri si Qemali, i cili jo me dëshirë është larguar, por problemet familjare kanë bërë që ai gjithmonë të jetë në emigracion për të krijuar kushte më të mira për familjen.shtype rek.lamen dhe shiko vi.deon