Pamje ekskluzive: Momenti i arre.stimit të një gruaje që merrej me fajde në ktë qytet të Kosovës

Një takim ishte organizuar që të ndodhte në stacionin e autobusëve në Pejë, ku tashmë i dëmtuari do t’i dorëzonte një shumë prej 100 eurove si kamatë për fajde bashkëshortes së një personi nga i cili fillimisht ishin marrë paratë.

Stacioni i autobusëve në Pejë tashmë ishte siguruar me praninë e hetuesve policorë, të cilët po prisnin urdhrin e prokurorit për të arrestuar të dyshuarën.Një bisedë mes të dyshuarës dhe viktimës së fajdesë do të zbardhte në përpikëri organizimin e fajdesë.E dyshuara, gruaja e personit i cili kishte vdekur disa ditë më parë, para këtij takimi, nis bisedën me të dëmtuarin për marrjen e fillimisht 200 eurove dhe dhënien e kamatës.

“Po unë ty t`i kam dhanë, a e din atëherë që t’i jepsha ty, babës tënd, familjes tënde, unë e kam pa prej pashës unë e di, nuk kam mujt me thirrë anej se më ka ardhur keq, njeri ka ardhur në shtëpi, p.sh. thojsha qysh unë me ardh me ta pagu kamatën, Pasha …. njeri i vdekun. Jam vonu motër nja katër ditë…”, fillon biseda mes të dëmtuarit ndërsa vazhdon tutje të tregojë për problemet e tij financiare dhe familjare pas këtij borxhi që kishte marrë.shtye rek.lamen dhe shiko vi.deon