Dafina Mehmetoviq merr mbështetje të fuqishme nga degët e LDA Balkan

Në vazhdën e zgjerimit të degëve të saj Leadership Development Association Balkan (LDA Balkan) së fundi ka themeluar degën edhe në Maqedoni të Veriut. Në fund të vitit 2020, të rinjë nga Maqedonia e Veriut u mblodhën në Kuvendin e Komunës së Tetovës për të zgjedhur në mënyrë demokratike strukturat e reja të organizatës. Pas votimit të fshehtë ku në garë ishin tre kandidat, më e votuara doli të jetë vajza e re nga Komanova Dafina Mehmetoviq e cila njëherit mori besimin e më shumë se gjysmës së anëtarëve për të udhëhequr me degën e LDA Balkan në Maqedoni të Veriut.Punimet e Kuvendit ishin të hapura për audiencën dhe në sallë kishte edhe mysafir që madhështuan mbajtjen e tij me prezencën e tyre. Tani disa javë pas Kuvendit CEO e sapo zgjedhur ka emëruar edhe bordin e ri, ku detyrat e tyre ju ka besuar një grupi të rinjësh që duan ta ndihmojnë zhvillimin e organizatës dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të saj.

Por deri tani më e rëndësishmja është se Dafina Mehmetoviq ka arritur të marrë mbështetjen e degëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës duke fuqizuar kështu rolin e degës së Maqedonisë së Veriut në gjithë Ballkanin. Ina Tase dhe Iva Duradaj nga Shqipëria, Qëndrim Hoxha, Sedat Baraliu dhe Qëndresa Nikqi nga Kosova, Vjola Avdiu dhe Vediha Gjoni nga Mali i Zi si dhe Leonora Pajaziti dhe Leotrim Edipi nga Lugina e Preshevës kan uruar znj.Mehmetoviq për detyren e re dhe i kanë shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e secilës degë për të bashkëpunuar duke ju hapur kështu rrugë të rinjve të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në eventet e ndryshme që organizohen në këto shtete dhe më gjerë.

Lajm shumë i rëndësishëm për degën e LDA-së në Maqedoni të Veriut është fakti që nga data 12 janar 2021, CEO e kësaj dege znj.Mehmetoviq i është bashkuar Presidenës së LDA-së në nivel Ballkani, kjo me vendim të Presidentit të organizatës Marilo Meta. Kjo e arritur, i hapë edhe më shumë rrugë të rinjve të këtij vendi që duan të jenë pjesë e LDA-së dhe aktiviteteve të saja ndërkombëtare.