I përmendën të birin dhe Donaldin, shpërthen Bora Zemani: Ma neverisni, bëni qejf në llumin ku jeni

Lajm

Nuk është hera e parë e parë e për fat të keq as e fundit, që personazhet publike bien pre e mashtrimeve që bëhen në emër të tyre.E fundit që është përballur me këtë fenomen të shëmtuar është moderatorja simpatike, Bora Zemani.Prej ditës së djeshme në rrjet po qarkullojnë disa screenshot-e ku shihen biseda në emër të Borës në Instagram.Në këto biseda Bora ose më saktë, personi që ka përdorur emrin e saj, i kërkon një personi të quajtur Artur, supozohet shok i Donaldit, një nder që konsiston në mbylljen e një faqeje, qe cila ka nxjerrë sekretet e emisionit dhe duhet të mbyllet.

Zemani ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë folur me dikë për të mbyllur një faqe Instagrami, duke thënë se mjaftohet me një “bllok” që bën nga profili i saj.“Sapo më erdhën foto të disa mesazheve në insta që gjoja unë paskam shkëmbyer dhe kërkoj të mbyllin një faqe. Sa parazitë janë këta njerëz që kanë aq shumë kohë për të bërë një montazh të tillë. E kuptoj qëllimin se doni followers edhe ju të shkretët ndaj nuk po ju bëj tagg se mjaft morët vetëm nga ky montazh, por neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi.shtype rek.lamen dhe hsiko vi.deon